Lajme
Pak ditë para protestës së PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës, protestë thërrasin edhe ish-përkrahësit Kurtit
Demokracia
13:32 | 22 Janar 2022

Share:

Shumë qytetarë pritet t’i bashkohen protestës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, duke përfshirë këtu edhe përkrahës të mëhershëm të kryeministrit Albin Kurti.

Kosovarët janë të shqetësuar për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, ku shumë prej tyre janë shprehur se nuk mund ta përballojnë këtë, raporton Demokracia.com.

Pikërisht për këtë, Partia Socialdemokrate ka thirrur protestë. Ndërsa, deri më tani mbi një mijë persona janë shprehur të interesuar që të marrin pjesë.

Por, përveç PSD-së, edhe disa ish-përkrahës të Albin Kurtit janë të gatshëm që të dalin në protestë.

Aktivisti Dibran Hoxha nga ORCA, organizatë kjo që drejtohet nga Rron Gjinovci, përkrahës i Kurtit, ka organizuar një tjetër protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, shumë pak ditë para protestës së PSD-së.

Më 20 janar, ai ka mbajtur një mbledhje organizative në Prishtinë, ku është diskutuar rreth organizimit të kësaj proteste.

 

Protesta e thirrur prej tyre do të mbahet më 26 janar 2022, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Sa i përket protestës së PSD-së, kjo do të mbahet më 29 janar në orën 12:00.

Pikërisht në kohën kur po bëhet thirrje për protesta, kryeministri Kurti ka marrë vendim që si masë anti-Covid të ndalohet grumbullimi i më shumë se 50 personave në hapësira të jashtme.

Lidhur me këtë, për Demokracia.com të premten ka folur zyrtari i PSD-së, Nol Nushi, i cili tha se Qeveria po tregohet shumë jokompetente edhe në menaxhimin e pandemisë.

“Qeveria po tregohet shumë jokompetente në menaxhim të pandemisë. Po kam dëshirë të besoj që kjo s’ka të bëjë me protestën, por edhe sikur të ketë, Kurti nuk mund të ndalë pakënaqësinë qytetare me kurrfarë vendimi”, ka deklaruar Nushi.

Vendimi i Kurtit për moslejimin e grumbullimeve, Nushi i PSD-së: S’mund ta ndalë pakënaqësinë qytetare

Qeveria e Kosovës ka miratuar dje masat e reja anti-Covid, të cilat do të hyjnë në fuqi nga sot deri më 4 shkurt 2021.

Masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës përfshijnë plot 80 pika, por një prej tyre tërheq më shumë vëmendje. Bëhet fjalë për pikën 29, e cila ndalon grumbullimet në ambiente të jashtme për mbi 50 persona.

“Lejohen grumbullimet dhe ngjarjet kulturore në ambiente të jashtme deri në 50 persona. Organizatori obligohet të sigurojë mbajtjen e distancës fizike prej 1 metër në mes të personave dhe paraqitjen e dëshmive të evidentuara në pikat 26.1 dhe 26.2, përveç pjesëmarrësve nën moshën 12 vjeçare”, thuhet në këtë pikë të vendimit të Qeverisë./Demokracia.com/

Kurti tregohet tinëzar para protestës kundër shtrenjtimit të rrymës, ndalon grumbullimet me mbi 50 persona

 

Të ngjashme