Arte
Organizatorët e Golden Globes përjashtojnë nga presidentin për shkak të një emaili
Demokracia
14:26 | 21 Prill 2021

Share:

Organizatorët e Golden Globes kanë përjashtuar ish drejtuesin e këtij eventi, për shkak të një artikulli që ai ka shprëndarë lidhur me Black Lives Matter.

Philip Berk, 88 vjeç ka qenë anëtar i Hollywood Foreign Press Association (HFPA) për 44 vjet dhe president i saj për tetë vjet, transmeton Demokracia.com

Në një email të përbashkët me anëtarët e HFPA, Berk ka shprëndarë një artikull që përshkruan BLM si një “grup racist dhe urrejtës”.

Ai më pas ka thënë që është penduar për dërgimin e këtij emaili, ka raportuar Los Angeles Times.

Golden Globes janë prej çmimeve të filmit me profilin më të lartë pas Oscars, por përjashtimi i Berk ka thelluar krizën në HFPA./Demokracia.com/

Të ngjashme