Lajme
Nënkryetarja e Prishtinës bën thirrje për aplikim për logon e re të Prishtinës
Demokracia
18:57 | 16 Nëntor 2022

Share:

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka bërë thirrje për aplikim për logon e re të kryeqytetit.

Përmes një postimi në Facebook, Sahatçiu shkruan se identiteti i ri nuk është vendos më herët që për t’u bërë shpallja sa për sy e faqe, ndaj u ka bërë thirrje të gjithë ideatorëve, që të aplikojnë sepse një gjë e tillë siç specifikon ajo, i’a vlenë.

“E di qysh është me qenë në sektor dhe me hezitu me apliku në tendera të institucioneve. Më keni shkru pa fund: a ja vlen? PO! Aplikoni.
Më pyetni çkado që keni nevojë. Mos e humbni mundësinë me qenë pjesë e krijimit të identitetit të qytetit tënd”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme