Arte
“Në kërkim të Venerës”- një tjetër sukses historik për kinematografinë kosovare
Demokracia
13:48 | 05 Shkurt 2021

Share:

Sot në festivalin e filmit A Rotterdam Film Festival do të shfaqet premiera botërore e filmit “Në kërkim të Venerës”.

Skenarin dhe regjinë e filmit e ka bërë Norika Sefa, ndërsa pjesë e kastës së filmit janë Kosovare Krasniqi, Rozafa Çelaj, Erjona Kakeli, Basri Lushtaku, Bleon Makolli, Fatushe Nushi, Ajan Zharku, Ermal Bilalli, Tristan Halilaj, Shend Miftari, Anisa Ismajli, Sheqerie Buqaj, transmeton Demokracia.com

“Në kërkim të Venerës” do të jetë filmi i parë kosovar që merr pjesë në këtë festival.

Historia përcjell Venerën një vajzë të ndrojtur me një familje patriarkale, rutina e së cilës ndryshon kur ajo fillon të shoqërohet me Dorinën, një vajzë që është e kundërta e saj dhe e nxit të eksplorojë një botë për të cilën Venera ka shumë kurreshtje.

“Në kërkim të Venerës” është bashkëprodhim në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, i prodhuar nga Circle Pruduction me bashkëproducent Igor Popovski dhe Gazmend Nela. Filmi gjithashtu është mbështetur edhe nga Komuna e Kaçanikut dhe Komuna e Prishtinës. /Demokracia.com

Të ngjashme