Lajme
BBC: Netanyahu potencialisht pjesë e listës së urdhër-arresteve të ICC-së
Demokracia
23:21 | 02 Maj 2024

Share:

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, mund të jetë në mesin e listës për urdhër-arrest nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, shkruan BBC, sipas raportimeve, mes një shqetësimi izraelit për veprime ligjore në Gaza, nga ICC

Zyrtarët izraelitë janë gjithnjë e më shumë të shqetësuar se gjykata e lartë penale e OKB-së po planifikon të kërkojë urdhër-arreste për udhëheqësit e tyre ushtarakë dhe politikë nën dyshimin për krime lufte.

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka hetuar veprimet e Izraelit në territoret e pushtuara për tre vitet e fundit – dhe së fundmi edhe veprimet e Hamasit. Ajo ka fuqinë për të akuzuar dhe gjykuar individë për krimet më të rënda sipas ligjit ndërkombëtar.

Ajo ka lëshuar më parë urdhër-arreste për liderët, duke përfshirë Vladimir Putin të Rusisë, Muammar Gaddafi të Libisë dhe kryekomandantin e Ugandës, Joseph Kony.

Netanyahu e ka quajtur mundësinë që figura të larta izraelite t’i bashkohen listës së të kërkuarve “një fyerje me përmasa historike”, duke akuzuar ICC-në se po përpiqet të paralizojë aftësinë e Izraelit për t’u mbrojtur.

Ndërsa ICC nuk i ka konfirmuar pretendimet izraelite, kur kryeprokurori Karim Khan KC vizitoi Izraelin dhe Bregun Perëndimor të pushtuar dhjetorin e kaluar mesazhi i tij ishte i qartë.

Fakti që ai është zgjedhur për të bërë komente kaq të ashpra publike sugjeron se në prapaskenë, një skenar i tillë po diskutohet në mënyrë aktive.

Të ngjashme
Lajme • 17 Maj 2024