Lajme
Gjykata Europiane rrëzon përdorimin e bisedave në Encrochat dhe SkyECC si provë
Demokracia
23:50 | 02 Maj 2024

Share:

Gjykata Europiane e Drejtësisë rrëzon përdorimin si provë në proceset gjyqësore penale, të bisedave të përfituara nga rrjetet e enkriptuara Encrochat dhe SkyECC.

Megjithatë nuk dihet nëse vendimi i Gjykatës me seli në Luxembourg ka juridiksion vetëm në vendet e BE-së apo duhet të jetë i detyrueshëm edhe për autoritetet shqiptare.

Në Shqipëri janë dhjetëra persona te arrestuar, biznesmenë, ish-policë e ish-prokurore, personazhe te botës se krimit te cilët janë vënë në pranga pikërisht pas zbardhjes se bisedave ne SKAY ECC.

Në këtë vendim, Gjykata edhe pse konfirmon parimin e njohjes reciproke të vendimeve gjyqësore të vendeve anëtare, duke e cilësuar këtë parim “gurin themelor” të bashkëpunimit gjyqësor në çështjet penale, kërkon që provat e dërguara nga gjykata franceze me Urdhrin Europian të Hetimit Penal, të verifikohen nga autoriteti gjyqësor i vendeve të tjera, nëse janë marrë në përputhje me procedurën e parashikuar nga legjislacioni i brendshëm dhe nëse janë në harmoni me parimet e të drejtës së shtetit përkatës.

Këto konkluzione të GJED-së, duket se jo vetëm konfirmojnë përfundimet e vendimit të datës 29/02/2024 të Seksioneve të Bashkuara Penale të Gjykatës së Kasacionit në Itali, (për çështjet e lidhura me transkriptet e bisedave të përgjuara në platformën SkyECC), por kanë thelluar më tej qëndrimin në favor të të drejtave të të dyshuarve si përdorues të aplikacioneve të enkriptuara, transkriptet e të cilëve kanë ardhur me letërporosi nga Gjykata Franceze. Kujtojmë se Seksionet e Bashkuara krahas përcaktimit se mesazhet (transkriptet) e shkëmbyera në platfomën SKYECC janë rezultate të përgjimeve, për përdorimin e tyre si provë në procesin penal, kërkuan që autoritetet gjyqësore italiane “të verifikojnë respektimin e të drejtave themelore (të të dyshuarit), duke përfshirë të drejtën e mbrojtjes dhe garantimin e një gjykimi të drejtë”. /euronews.al

Të ngjashme