Sport
Ndeshja Gjilani – Besa e kompleton sot xhiron e 27 të Superligës së Kosovës
Demokracia
10:30 | 05 Prill 2021

Share:

Është vetëm një ndeshje e cila zhvillohet sot në kuadër të Superligës së Kosovës dhe e cila do ta përmbyll javën e 27 të këtij edicioni garues.

Besa, skuadër e cila ka treguar formë shumë të dobët në këtë kampionat dhe si rezultat ka mbledhur vetëm 10 pikë deri më tani por që së fundi e ka mposhtur Feronikelin, do të provojë të bëjë një tjetër befasi edhe ndaj Gjilanit, shkruan kp.

Nga ana tjetër, skuadra e drejtuar nga trajneri Ismet Munishi, kërkon tre pikë të reja pas barazimit me Prishtinën në ndeshjen e fundit për të vazhduar kështu qëndrimin në vendin e katërt për të cilin po lufton me Feronikelin.

Ndeshja zhvillohet në Gjilan me fillim nga ora 15:00./Demokracia.com/

Të ngjashme