Sport
Spanja e zbulon listën për Euro 2024
Demokracia
13:08 | 27 Maj 2024

Share:

Selektori i Spanjës, Luis de la Fuente e ka zbuluar sot listën e gjerë prej 29 futbollistësh për Euro 2024, i cili do të mbahet në Gjermani nga 14 qershori deri më 14 korrik.

Në listë janë përfshirë Pedri e Nacho, ndërsa vlen të përmenden edhe emrat e Ayoze, Marcos Llorente e Fermín si risi, ndërsa sa u përket lojtarëve të njohur, mbesin Sancet, Asensio e Sarabia.

Lista definitive me 26 të ftuar për Evropian, pra me tri largime nga lista aktuale, do të zbulohet nga selektori De la Fuente pas miqësoreve të qershorit, shkruan “Gazeta Express”.

“Stuhia e Kuqe” do të përballet me Andorrën më 5 qershor në Badajoz dhe me Irlandën e Veriut më 8 qershor në Palma de Mallorca.

Siç dihet, Spanja në Euro 2024 është në grup me Shqipërinë, me Italinë dhe me Kroacinë.

Më poshtë mund ta shihni listën komplete të të ftuarve:

Portierë: Unai Simón (Athletic), Raya (Arsenal), Remiro (Real Sociedad).

Mbrojtës: Carvajal (Real Madrid), Jesús Navas (Siviglia), Laporte (Al Nassr), Le Normand (Real Sociedad), Nacho (Real Madrid), Vivian (Athletic), Cubarsi (Barcelona), Grimaldo (Leverkusen), Cucurella (Chelsea).

Mesfushorë: Rodrigo (Manchester City), Zubimendi (Real Sociedad), Mikel Merino (Real Sociedad), Fabián (PSG), Pedri (Barcelona), Marcos Llorente (Atlético), Aleix García (Girona), Alex Baena (Girona), Fermín (Barcelona).

Sulmues: Ferran Torres (Barcelona), Dani Olmo (Leipzig), Nico Williams (Athletic), Morata (Atlético), Joselu (Real Madrid), Oyarzabal (Real Sociedad), Lamine Yamal (Barcelona) e Ayoze (Betis).

Të ngjashme