Arte
Ndërron jetë aktorja 26 vjeçare, Song Yoo-jung
Demokracia
10:56 | 26 Janar 2021

Share:

Aktorja e Koresë së Jugut, Song Yoo-jung ka vdekur në moshën 26 vjeç, raportojnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com

Lajmin për vdekjen e aktores e konfirmoi agjensia “Sublime Artist Agency” në Instagram të hënën, por shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur.

Song ishte e njohur për rolet e saj në shfaqjet televizive ‘Make a Wish’, ‘School 2017’, ‘Golden Rainbow’ dhe ‘Dear My Name’./ Demokracia.com

 

 

Të ngjashme