Sport
Marrin fund pushimet për Drenicën, futbollistët sot nisën përgatitjet për pranverë
Demokracia
18:01 | 09 Janar 2023

Share:

Ekipet elitare të futbollit të Kosovës, disa më vonë e disa tani, kanë nisur përgatitjet për stinorin pranveror në Superligë.

Drenica është skuadra i radhës që ka nisur sot stërvitjet për stinorin e ri, mëson Demokracia.com.

“Kuqezinjtë” kanë qenë në pushim që nga përfundimi i stinorit vjeshtor, ndërsa tani janë ekipi i parafundit që kanë nisur përgatitjet.

Në vazhdën e përgatitjeve dimërore, Drenica pritet të jetë aktive në afatin kalimtar të janarit.

Pas 18 ndeshjeve të zhvilluar këtë edicion, Drenica zë vendin e shtatë me 20 pikë të tubuara, një më shumë se “zona e kuqe”.

Ndryshe, stinori pranveror në kampionatin elitar të Kosovës nis në mesin e muajit shkurt./Demokracia.com/

Të ngjashme