Sport
Leci: Nuk kam asgjë ndaj Drenicës, por rasti i penalltisë ishte 100 për qind i drejt
Demokracia
10:14 | 13 Shkurt 2023

Share:

Drenica është ndarë e pakënaqur me ndarjen e drejtësisë në takimin e fundit kundër Llapit, e zhvilluar të shtunën në Lipjan.

Llapi triumfoi 0:1 ndaj Drenicës falë golit nga penalltia të shënuar nga Rivera në minutën e 12-të, shkruan Demokracia.com.

“Kuqezinjtë” nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare aloduan se në atë rast nuk kishte të bënte me 11-metërsh, duke pretenduar se gjyqtari kryesor i atij takimi Genc Nuza i dëmtoi.

Megjithatë, ish-futbollisti i njohur Liridon Leci nëpërmjet një deklarate tha se vendimi për penallti ishte 100 për qind i drejt nga ana e Nuzës.

“Shihet qartë se lojtari i Drenicës, Viktor Kuka as nuk e shikon topin por ndërhyrjen e ka direkt në lojtarin e Llapit” – tha Leci në Kanal10./Demokracia.com/

Të ngjashme