Lajme
LAJMI I FUNDIT| I shkarkuari për tradhti kombëtare në Ukrainë arrestohet në Preshevë
Demokracia
13:21 | 11 Qershor 2022

Share:

Mediat serbe raportojnë se ukrainasi Andrij Naumov që u arrestua ditë më parë, është ish-zyrtar i lartë i intelegjencës ukrainase, SBU, por që ishte shkarkuar nga detyra për shkak të dyshimeve për tradhti kombëtare.

Policia kuftiare në Preshevë ditë më parë ka konfirmuar se u ka konfiskuar shtetasit gjerman A.A dhe atij ukrainas A.N rreth 600 mijë euro dhe 120 mijë dollarë, si mjete të padeklaruara në makinën e tyre BMË, si dhe disa gurë të shtrenjtë, përcjell Demokracia.com.

Të njëjtit, më pas janë ndaluar në polici për shkak të dyshimeve për shpëlarje parash.

MPB serbe nuk e ka zbuluar identitetin e tyre, por mediat raportojnë se bëhet fjalë për ukrainasin Andrij Naumnov.

Ky i fundit, i cili punonte në intelegjencën ukrainase, u shkarkua nga presidenti Volodymyr Zleensky më 31 mars pas dyshimeve për tradhti kombëtare./Demokracia.com/

Të ngjashme