Lajme
“Kryeprokurori” | Si ia “shkruajti” Kurti vendimin presidentes Osmani gjashtë muaj më herët?
Demokracia
12:50 | 18 Tetor 2023

Share:

“Pikërisht ky prokuror [Blerim Isufaj] dëshiron të bëhet kryeprokuror përkundër vullnetit të Presidentes së Republikës, të kryeparlamentarit të Kosovës dhe të kryeministrit të Qeverisë. Është siklet i madh dhe është mbështetje e madhe për një njeri, i cili përkundër tre krerëve shtetërorë, përkundër përvojës së hidhur që ka i gjithë vendi me të, dëshiron të bëhet kryeprokuror”.

Kjo është deklarata e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, vetëm pak ditë pas arrestimit nën dyshime për korrupsion të njeriut të tij që drejtonte Bordin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, shkruan Demokracia.com.

Zemërimin e madh me Prokurorinë, Kurti e kishte nxjerrë hapur më 20 prill 2023 në Kuvendin e Kosovës. I zënë ngushtë pas aferave korruptive për të cilat dyshohej njeriu i tij, të cilit i kishte dhënë edhe funksion partiak në Vetëvendsje, kryeministri Kurti kishte zgjedhur sulmin mbi Prokurorinë si rrugën më të mirë për tu mbrojtur.

“Unë nuk kam dyshim, që në Prokurorinë e Shtetit dhe atë sa më lart aq më shumë, ekziston një disponim politik negativ ndaj qeverisjes sonë dhe jo vetëm ndaj meje si kryeministër, por ndaj qeverisjes sonë dhe jo vetëm ndaj qeverisjes sonë, por edhe ndaj pushtetit të ri të dalë nga 14 shkurti i vitit 2021 nga zgjedhjet e lira dhe demokratike, të cilat e sollën ndryshimin e madh në Republikën tonë. Dhe kjo lidhet më shumë se me askënd tjetër me figurën e prokurorit Blerim Isufaj”, deklaronte Kurti.

Kurti shfryhet për arrestimin e Nagip Krasniqit, eskalon me sulme ndaj prokurorit Blerim Isufaj

Gjatë këtij fjalimi, Kurti po tregonte se i propozuari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, nuk e kishte mbështetjen e politikës për t’u bërë Kryeprokuror.

VIDEO:

 

“Isufaj, dëshiron të bëhet Kryeprokuror përkundër vullnetit të presidentes, kryeparlamentarit dhe kryeministrit” | Si ia “shkruajti” Kurti vendimin presidentes Osmani gjashtë muaj më herët?

LAJMI I PLOTË: https://tinyurl.com/4ay5suw4

VIDEO:

Posted by Demokracia on Wednesday, October 18, 2023

Në fjalimin e tij plot zemërim e nervozë, Kurti po tregonte se çfarë qëndrimi për këtë çështje do të mbanin edhe presidentja Osmani, por edhe kryeparlamentari Konjufca, të cilët deri në atë kohë nuk kishin shprehur ndonjë qëndrim kundërshtues, përveç faktit se “po ndiqnin procedurat”.

Gjashtë muaj më vonë, pas këtij fjalimi, presidentja Osmani mori vendimin në përputhje të plotë me deklaratën e kryeministrit Kurti. Sipas njoftimit të presidentes Osmani, Isufaj nuk do të dekretohet për Kryeprokuror të Shtetit.

“Sot e kam njoftuar Këshillin Prokuriorial të Kosovës në lidhje me këtë vlerësim të procedurës, duke pasur parasysh të gjitha shkeljet e përmendura, më obligon të mos bëj dekretimin e kandidatit të proopuar për Kryeprokuror të Shtetit, sipas propozimit të Këshilit Prokurorial”, ka thënë Osmani më 17 tetor 2023.

“Isufaj nuk do të mund të bëhet Kryeprokuror” | Presidentja Osmani i nënshtrohet kryeministrit, e bën vendim deklaratën e Kurtit, nuk e emëron Kryeprokurorin

Më tej, Osmani ka thënë se “procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit është cilësuar si i parregullt, diskriminues, i orkestruar, i kundërligjshëm, nga të gjithë vëzhguesit e procesit, si nga organizatat vendore, ashtu edhe nga shumë prej partnerëve ndërkombëtarë”. /Demokracia.com/

Skandaloze | Osmani me fjalor të Kurtit sulmon hapur segmente të shtetit të Kosovës: Nuk i besoj institucioneve të drejtësisë

Të ngjashme