Lajme
Kurti shfryhet për arrestimin e Nagip Krasniqit, eskalon me sulme ndaj prokurorit Blerim Isufaj
Demokracia
11:59 | 20 Prill 2023

Share:

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka shfrytëzuar Kuvendin e Kosovës për ta sulmuar prokurorin Blerim Isufaj, pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje. 

Kurti njëjtë sikurse edhe deputetët dhe anëtarët e partisë së tij ka hedhur sulme ndaj Prokurorisë.

Nga salla e Kuvendit, Kurti ka thënë se Prokuroria nuk është marrë me rastet e kaluara në KEK, duke mbrojtur kështu kryeshefin e arrestuar të KEK-ut.

“Është e vërtetë që dje u arrestua kryeshefi i KEK-ut. Tash ai është në ndalim dhe është sistemi i drejtësisë ai i cili merret me çështjen e tij. Kjo çështje ka fakte dhe ne urojmë dhe shpresojmë që të merren me profesionalizëm dhe përpikëri. Në anën tjetër është fakt që pati gëzim opozitar për arrestimin e Krasniqit. Ne e dimë që në të kaluarën ka pasur keqpërdorime marramendëse, por që nuk janë trajtuar nga prokuroria. Natyrisht që udhëheqja e re e KEK-ut ka deponuar me dhjetra fakte, dëshmi materiale, për keqpërdorime që ka gjetur aty, mirëpo zelli i Prokurorisë për tu marrë me keqpërdorimet e mëhershme ka qenë zero, mirëpo zelli i Prokurorisë për tu marrë me kryeshiefin që i solli fitime KEK-ut ka qenë maksimal”, ka thënë Kurti.

Kurti pretendon se ky rast ka ndodhur për shkak të mosemërimit të Blerim Isufajt, Kryeprokuror të Shtetit.

“Dhe kjo lidhet me figurën e prokurorit Blerim Isufaj, i cili rastin e vrasjes së Dino Hasanaj e kategorizoj si vetëvrasje. Bëhet fjalë për një prokuror që asnjë rast nuk e ka të fituar në Gjykatë dhe pikërisht ky prokuror dëshiron të bëhet Kryeprokuror. Vendi më i lakmuar në republikën tonë del të jetë pozita që bën alokimin e rasteve e ky është kryeprokurori i shtetit. Sistemi lëngon se kemi një prokuror që nganjëherë s’don, nganjëherë s’din”, ka thënë Kurti. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme