Lajme
Mushkolaj: Presidentja Osmani po mbrohet në “Facebook” nga profile “fake”
Demokracia
08:41 | 27 Prill 2024

Share:

Analisti Imer Mushkolaj ka bërë me dije se shumë profilet fake kanë dal në mbrojtje të presidentes Vjosa Osmani, e cila është kritikuar se nuk e ka falënderuar dje ish-presidenten Atifete Jahjaga për donacionin që Klinika e Mjekësisë Nukleare e QKUK-së është pajisur me një skaner me vlerën mbi një milion euro.

Ai ka bërë me dije se këto profile po mundohen ta mbrojnë presidenten Osmani nga kritikat.

Në profilin e tij në “Facebook”, Mushkolaj ka shkruar se këto profile po duken shumë qesharake.

“Tek janë çartë profilet fake rreth presidentes, me e mbrojtë presidenten nga kritikat. Loçkat, shumë qesharakë janë”, ka shkruar Mushkolaj.

Të ngjashme