Lajme
“Isufaj nuk do të mund të bëhet Kryeprokuror” | Presidentja Osmani i nënshtrohet kryeministrit, e bën vendim deklaratën e Kurtit, nuk e emëron Kryeprokurorin
Demokracia
11:18 | 17 Tetor 2023

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media ka njoftuar se nuk do ta dekretojë Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit.

Osmani ka refuzuar dekretimin e tij, duke iu bindur fjalëve të kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se Isufaj nuk mund të bëhet Kryeprokuror.

“Bazuar në frymën dhe shkronjën e Kushtetutës sonë, të argumentuar nga aktgjykimet e shumta të Gjykatës Kushtetuese, konsideroj se nuk mund të kemi funksionim kushtetues të institucioneve nëse një proces nuk zhvillohet mbi respektimin e procedurave kushtetuese dhe ligjore”, ka thënë ajo.

Procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit është cilësuar si i parregullt, diskriminues, i orkestruar, i kundërligjshëm nga të gjithë vëzhguesit e procesit, si nga organizatat vendore, ashtu edhe nga shumë prej partnerëve ndërkombëtarë.

Të ngjashme