Lajme
Hamiti: Ka edhe diktaturë të votës së dirigjuar
Demokracia
08:17 | 27 Prill 2024

Share:

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka bërë me dije se në këto kohë po haset edhe në diktatura të votës së dirigjuar.

Ai ka lënë të nënkuptohet se edhe Kosova është këso lloj diktature ndonëse nuk e ka përmendur me emër.

Derisa e ka shpjeguar këtë lloj të regjimit, ai ka vlerësuar se diktaturë është fenomen i demokraturës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se një regjim i tillë është demokraci në pamje të jashtme, por diktaturë së brendshmi.

“Diktatura merr forma të ndryshme. Ka për shembull diktaturë të proletariatit. E kanë mburrur fort këtë diktaturë leninistët dhe stalinistët. Edhe diktatori gjakatar shqiptar, Enver Hoxha. Në emër të kësaj platforme e ka sunduar popullin e vet. Ka edhe diktaturë të votës së dirigjuar. Diktaturë me zgjedhje i thonë. Ky është fenomen i demokraturës: demokraci në pamje të jashtme, diktaturë së brendshmi, në thelb. Shembujt janë të kohës sonë. S’dallojnë shumë këto versione të diktaturës. Diktatura janë. Dirigjuesi sundon. Herë-herë edhe me pëlqimin e të dirigjuarëve”, ka shkruar ai.

Të ngjashme