Lajme
Skandaloze | Osmani me fjalor të Kurtit sulmon hapur segmente të shtetit të Kosovës: Nuk i besoj institucioneve të drejtësisë
Demokracia
11:45 | 17 Tetor 2023

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një paraqitje skandaloze ka vlerësuar se nuk i beson institucioneve të drejtësisë së vendit që ajo e drejton.

Me këto deklarata, Osmani i është bashkuar ”korit” të Qeverisë së Albin Kurti, të cilët vazhdimisht akuzojnë sistemin e drejtësisë.

Edhe vetë Osmani ka drejtuar sot akuza të rënda ndaj tyre, shkruan Demokracia.com.

Ajo ka thënë se është kërcënuar lidhur me mosdekretimin e deritashëm të Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit.

Osmani u pyet nga gazetarët se nga kush është kërcënuar dhe a i ka deponuar kërcënimet?

“Kjo është pyetje shumë me vend dhe kjo do të duhej të ishte procedura në rastet kur funksionon një sistem i drejtësisë. Kjo është sikur të thuash shko dhe deponoje pikërisht te ata që të kanë kërcënuar. Për këtë çështje do të flas më me detaje në një periudhë të mëvonshme”, tha Osmani. /Demokracia.com/

Të ngjashme