OpEd
Kosova në NATO, NATO në Kosovë?
Demokracia
12:40 | 27 Mars 2024

Share:

Nga: ALBERT PRENKAJ

Situata e re e krijuar me inkursionin ushtarak rus në Ukrainë dhe mundësia e derdhjes së konfliktit në Ballkan dhe Kaukaz është mundësi reale. Si rezultat i këtyre zhvillimeve, kemi një kërkesë institucionale dhe publike për përshpejtim të anëtarësimit të RKS-së në NATO me procedura të përshpejtuara.

Meqë PfP është mekanizëm i dizejnuar për ish-vendet komuniste për reformimin e ushtrisë, mendoj se FSK është strukturë ushtarake që në rritjen e saj është duke funksionuar nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejt të NALT. Si e tillë shtrohet pyetja retorike: mund të kërkoj FSK tejkalim të PfP-së në proces të anëtarësimit, meqenëse zhvillimi i kapaciteteve të saj po zhvillohen nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të NALT dhe NAC? Në anën tjetër, nëse procesi i anëtarësimit kërkon konsensus (ku përfshihen 4 vendet që ende nuk e kanë njohur RKS-në), në situatën në të cilën gjendemi, edhe përkundër prezencës së KFOR-it, Kosova nuk posedon kapacitet juridik të ftoj NATO-n si protektor, përmes “tailored procedure”. Sepse prezenca e KFOR-it është rezultat i Marrëveshjes së Kumanovës në mes NATO-s dhe Serbisë, e që përbrenda përmban klauzola që përfshinë elementet e zyrtarëve të Serbisë dhe në 6 anekse që përfshinë prezencën ruse në Kosovë.

Pra, mendoj se do të duhej analizuar me kujdes dhe të koordinohet me vendet si: SHBA, Britani e Madhe, Gjermani, Francë dhe Itali, të konsiderohet marrëdhënie “tailor made” në mes të NATO-s dhe ftesë e autoriteteve të RKS-së për prezencë si trupa të NATOs, jashtë kornizës së Marrëveshjes së Kumanovës. Sa ka kuptim ky veprim, kur Kosova udhëhiqet nga një qeveri, e cila prek limitet e jo konsekuencës edhe në aspektin e kontributit për ruajtjen e sigurisë shtetërore dhe të rajonit?

Të ngjashme
OpEd • 27 Prill 2024