Lajme
VIDEO | Rexhep Qosja: Pa Hashim Thaçin s’do kishte marrëveshje në Rambuje, refuzimi i tij siguroi marrëveshje më të mirë
Demokracia
14:08 | 27 Prill 2024

Share:

Njëri prej anëtarëve të ekipit negociator në Rambuje, Rexhep Qosja, në një video të vjetër të publikuar tani, flet për rolin më të rëndësishëm të Hashim Thaçit si kryesues i atij delegacioni.

“Sikur mos të kishte qenë grupi i UÇK-së, në mënyrë të veçantë sikur mos të kishte qenë Hashim Thaçi, nuk ishte nënshkruar edhe ajo marrëveshje e pjesës së parë të konferencës. Hashim Thaçi s’bindej në asnjë mënyrë. Ky refuzim i Hashim Thaçit, racional a iracional, ka bërë që mandej të na bëhen ato 4-5 lëshimet që na i ka bërë sekretarja shtetërore, Albright”, thotë Qosja.

Video është publikuar nga faqja zyrtare e Fondacionit “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”.

Ndryshe, marrëveshja e Rambujesë ka sjellë bombardimet 78-ditore të NATO-s mbi caqet serbe dhe me pas largimin e forcave serbe nga Kosova.

VIDEO: https://fb.watch/rIEulkwdmG/

Të ngjashme