Lajme
Ambasadori Rohde: Më vjen keq që s’është bërë më shumë për të pagjeturit
Demokracia
14:17 | 27 Prill 2024

Share:

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur ka thënë se ndjenë më shumë se keqardhje për faktin që s’është bërë kurrfarë progresi për 3 vitet e fundit në zgjidhjen e fatit të personave të pagjetur për shkak të bllokadës politike.

Përmes një postimi në Twitter, Rohde ka shkruar se në ditën kombëtare të personave të pagjetur, bashkohet me familjet e personave të zhdukur.

Rohde ka thënë se 25 vite pasluftës ende shumë fate të personave të pagjetur mbesin të panjohura dhe ka nevojë për shumë veprime.

Më shumë se keqardhje që nuk është bërë asnjë progres në 3 vitet e fundit për shkak të bllokadës politike.” – ka shkruar ambasadori i Gjermanisë.

Të ngjashme