Lajme
Komuna e Prishtinës subvencionon grurin dhe misrin më tepër sesa blegtorinë e bletarinë
Demokracia
19:38 | 19 Mars 2022

Share:

Komuna e Prishtinës ka vendosur që këtë vit t’u japë më shumë rëndësi mbjelljes së misrit dhe grurit.

Deri vitin e kaluar, sektori i blegtorisë dhe bletarisë kanë qenë më të subvencionuarit nga komuna.

Për një lopë Komuna e Prishtinës, blegtorit Imer Berisha nga fshati Siqevë i ka dhënë 50 euro. E me to Berisha ankohet se nuk ka mund të bëjë asgjë. Për më tepër ai thotë se subvencionet nuk i ka marrë qe dy vjet.

E bletari Vehbi Berisha që i ka 190 koshere me bletë tregon se komuna e ka subvencionuar me 15 euro për një koshere.

Edhe Berisha ankohet se përveç se është një shumë e vogël e subvencionimit, ato as nuk i marrin me kohë. Një kavanoz me mjaltë Berisha e shet nga 12 deri ne 15 euro.

Nga Komuna e Prishtinës thonë se janë në dijeni se subvencionet që japin nuk janë të mjaftueshme.

Aktualisht sektori i bujqësisë ka 1.3 milion mjete. 800 mijë euro janë për subvencione, 400 mijë euro për thertore dhe 100 mijë të tjera i kanë për mekanizëm bujqësor.

Të ngjashme