Arte
Këngëtari shqiptar një nga favoritët për Eurovisionin 2021
Demokracia
13:46 | 16 Mars 2021

Share:

Këngëtari Gjon Muharremaj është një shqiptar nga regjioni frankofon me prindër nga Kosova dhe Shqipëria.

Ai njihet me emrin e tij artistik Gjon Tears, përcjell Albinfo, transmeton Demokracia.com

Faqja e adhuruesve të festivalit Eurovision, e ka cilësuar artistin Gjon Tears si favorit për fitoren e këtij festivali dhe shumica e basteve janë vënë në emrin e tij.

Gjon garon me këngën “Tour l’Univers” në konkursin e këtij viti, duke përfaqësuar për të dytën herë me radhë Zvicrën në këtë festival të madh të muzikës.

ESC fillon më 18 maj me gjysmëfinalen e parë ndërsa dy ditë më vonë do të ketë një të dytë. Finalja është planifikuar për 22 maj. Aktualisht nuk është ende e qartë se si do të realizohet saktësisht Eurovizioni i këtij viti.

Organizatorët kanë krijuar disa skenarë, të cilët mund të jenë me dhe pa audiencë.

Zvicra do të duhet të kalojë në gjysmëfinale. Nëse Gjon Tears hyn në dhjetëshen e parë, ai do të vazhdojë tutje. Vetëm pesë vendet më të mëdha (Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Spanja), si dhe Holanda mikpritëse, janë kualifikuar direkt për në finalen e madhe.

Gjon ishte kualifikuar për të përfaqësuar  Zvicrën në ESC vitin e kaluar me këngën “Répondez-Moi”, por, siç dihet, festivali qe anuluar për shkak të pandemisë Covid./Demokracia.com

Të ngjashme