Lajme
Molliqaj: Asociacioni si kusht ndërkombëtar është provokuar dhe nxitur nga Kurti
Demokracia
20:48 | 04 Maj 2024

Share:

Kryetari i Partisë Socialdemorkate, Dardan Molliqaj, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke shkruar se “ekskurzioni aventuresk i Kurtit në Ohër para rreth një viti e ka sjellë Kosovën buzë humnerës dhe Asociacionin në agim të realitetit”

Përmes një reagimi në Facebook, Molliqaj ka thënë se për anëtarësim në Këshill të Evropës, si për çdo çështje tjetër, “kushtëzim do mbetet Asociacioni, hyri apo nuk hyri Kosova në Këshillin Evropian”.

“Kushtëzimi ndërkombëtar, të cilin Kurti e ka provokuar e nxitur, sot është i qartë: tak Asociacioni, tak anëtarësimi në Këshillin Evropian. Si sot, si nesër për cilëndo çështje tjetër, qoftë me e madhe se Këshilli Evropian apo edhe më e vogël, kushtëzim do mbetet Asociacioni, hyri apo nuk hyri Kosova në Këshillin Evropian.
Në cilindo rast, qofshim pak apo shumë, lufta jonë ndaj Asociacionit do të jetë për një shumëfish më e ashpër se deri tani, nëse kushdo, haptas apo tinzërisht e bën një hap drejt realizimit të Asociacionit e shkatërrimit të Republikës tonë”,
 ka shkruar Molliqaj.

Ai shkroi më tej se Kosova do të paguaj “me kokën e saj” për “gabimet e Kurtit”, teksa ka berë thirrje që Gjykata Kushtetuese “t’i përmbahet Kushtetues” duke mos e lejuar një “quasi” autonomi kanceruoze në shtetin tonë.”

“Kurti veten e ka mbështetur për muri e Kosova nuk duhet të paguajë me kokën e saj për gabimet e tij. Në duart e Gjykatës Kushtetuese është të mos e lejojë një gjë të tillë, për këtë vazhdojmë t’i bëjmë thirrje, siç e kemi bërë deri tani, që të i përmbahen kushtetutës tonë e mos të lejojë një “quasi” autonomi kanceruoze në shtetin tonë. Në fund të fundit i tërë pushteti i takon popullit. Sovrani përpjekjes më të vogël për të cenuar funksionalitetin e republikës do i përgjigjet asaj e atyre siç e meritojnë, me fuqinë që jo pak herë e ka dëshmuar. Për këtë i duhet vetëm një shkëndi dhe pak frymë. Prandaj, mos tentoni të bëni shkëndi, sepse fryma jemi ne!”, tha ai.

Të ngjashme