Lajme
Kastrati: Mos kërkoni reflektim nga kjo qeveri pas këtyre raporteve negative ndërkombëtare, dënoni, reagoni dhe protestoni
Demokracia
12:50 | 04 Maj 2024

Share:

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, nuk pret që Qeveria Kurti të reflektojë ndaj raporteve ndërkombëtare që kanë treguar korrupsionin e Qeverisë Kurti dhe sulmet qeveritare ndaj gazetarëve.

Ai ka kërkuar nga kolegët e tij opozitarë që të reagojnë, por mos të kërkojnë reflektim nga ministrat e kësaj qeverie.

Kastrati ka përdorur gjuhë të rendë ndaj Besnik Bislimit, Xhelal Sveçlës, Albulena Haxhiut dhe Donika Gërvallës, duke i quajtur imbecilë.

Sipas tij, imbecilët nuk reflektojnë.

Paramendoni pas raporteve negative të SHBA-ve, të ” Freedom House” dhe sot të raportit të ” Reporterëve pa Kufij” sa lobimin duhet ta bëj ky njeri për me ju tregu atyre që janë të lajthitur. Një lutje kolegëve nga politika: Aman, mos kërkoni reflektim nga kjo qeveri pas këtyre raporteve negative ndërkombëtare. Dënoni, reagoni, protestoni…. por aman mos kërkoni ” reflektim” . Çysh reflektojnë imbecilët se nuk po e kuptoj ?”, ka shkruar ai, duke e vazhduar talljen me ta.

Kush të reflektoj….kush? Këta që janë sikur ato karakteret e filmave vizatimor në BRSS të realizuara dobët viteve 1980-ta si p.sh: Albulena Haxhiu, Besnik Bislimi, Sveçla, Gërvalla…..etj se për ata deputetët komik që ju shkojnë mbrapa është gjynah me fol ! Për gjynah ishin dje në kuvend të shkretit…..Pritni seancën e radhës kur ti bëjnë hor ” Reporterët pa Kufij” sikur çysh e çmontun dje Departmentin Amerikan të Shtetit për ato ” rrenat e tyre” në raport! O moj Kosovë, me çka e ke meritu këtë mjerim?”, ka shkruar ai.

Unë besoj që Gani Jakupi paguhet pak nga qeveria.

Nuk mjaftojnë 7500 euro në muaj për lobim.

Paramendoni pas…

Posted by Ardian Kastrati on Friday, May 3, 2024

Të ngjashme