Lajme
‘Ikja’ – zanati i vetëm i Albin Kurtit | Kjo është lista e gjatë e ikjeve të tij nga përgjegjësia shtetërore dhe kombëtare
Demokracia
18:05 | 04 Shtator 2023

Share:

Ikja nga përgjegjësia është bërë e zakonshme për Albin Kurtin dhe partinë e tij, Vetëvendosjen, që sot ka më shumë se 50% të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Kjo ikje e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, po manifestohet gati çdo ditë dhe në forma të ndryshme, e pothuajse në çdo temë me rëndësi për jetën e qytetarëve të Kosovës.

Sigurisht se më 14 shkurt 2021, qytetarët e Kosovës nuk kanë votuar për një lider dhe një parti që vazhdimisht ikin nga detyrat e tyre, por për një kryeministër dhe parti që ballafaqohet me problemet dhe ofron zgjidhjet më të mira për to, Demokracia.com.

Por, edhe atëherë kur Kurti dhe partia e tij kanë ofruar zgjidhje, ato nuk kanë qenë të tilla, por vetëm sa e kanë rënduar gjendjen e qytetarëve apo funksionimin normal dhe demokratik të institucioneve. Mjafton këtu të kujtohet ndërhyrja mbi institucionet e pavarura, mbi sindikatat e arsimit dhe të punëtorëve në Kosovë, apo ligjet jo-kushtetuese të miratuara nga shumica parlamentare e partisë së Kurtit, Vetëvendosjes.

Demokracia sjellë lexuesve të saj një listë detyrash dhe përgjegjësish, prej të cilave Albin Kurti dhe Vetëvendosje kanë zgjedhur të ikin e jo t’i zgjidhin.

– Ikja nga debatet në Kuvendin e Kosovës

Gjatë legjislaturës aktuale, e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit, shumë prej seancave të Kuvendit të Kosovës kanë dështuar në mungesë të kuorumit. Përgjegjësinë më të madhe për këtë e ka pikërisht Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka gjysmën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Në të shumtën e rasteve, këto seanca kanë dështuar qëllimisht nga partia në pushtet për shkak të temave të pafavorshme për të që janë trajnuar nga deputetët opozitarë.

Seanca e fundit e bojkotuar nga Vetëvendosje është ajo e ditës së sotme, 4 shtator 2023, e thirrur nga deputetët e opozitës, për të diskutuar për dështimin e Qeverisë Kurti për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/24.

Lexo më shumë: https://demokracia.com/deshton-te-mbahet-seanca-e-thirrur-nga-opozita-per-tekste-shkollore-lvv-nuk-merr-pjese/

Një seancë me rëndësi të veçantë kishte dështuar edhe më 19 maj 2021, për shkak të mospjesëmarrjes së kryeministrit Kurti në seancën ku pritej të diskutohej për programin e Qeverisë për periudhën 2021 – 2024.

Lexo më shumë: https://demokracia.com/mungesa-e-kurtit-ne-seance-opozita-leshon-sallen/

– Shtrenjtimi i jetës së qytetarëve dhe mosveprimi i Kurtit

“Ne do ta synojmë uljen e energjisë elektrike sepse është tepër shtrenjtë kur rrimë mbi gjithë këtë energji që kemi. Shumë kemi kapacitet”, kishte deklaruar opozitari Kurti më 26 shtator të vitit 2019.

Këtë premtim të madh ai e braktisi kur erdhi në pushtet dhe kur qytetarët i kërkonin atij që të ndërhynte dhe të mos lejonte rritjen e energjisë elektrike mbi 100%, Kurti nuk u shfaq për ta mbajtur premtimin. Në kohën kur ai duhej të qëndronte, Kurti iku dhe gjeti një arsyetim, Demokracia.com.

“Aq lirë ka qenë energjia elektrike sa qytetarët nuk e kanë ditur sa paguajnë”, thoshte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga foltorja e Kuvendit të Kosovës gjatë muajit janar 2022 kur po diskutohej për shtrenjtimin enorm të faturës së energjisë elektrike.

Ai, kishte vazhduar edhe më tej të çudiste një Kosovë të tërë: “Kurrë nuk ka pasur numër më të madh të qytetarëve të Kosovës sesa në këto 4 vjet e fundit që nuk e dinë se sa paguajnë për energjinë elektrike. Aq lirë ka qenë sa nuk e kanë ditur sa paguajnë”, thoshte kryeministri Kurti.

Deputetët e Kurtit kishin refuzuar të votonin një rezolutë të iniciuar nga opozita, përmes së cilës kundërshtohej rritja e çmimit të energjisë elektrike.

Lexo më gjerësisht: https://demokracia.com/deshton-miratimi-i-rezolutes-kunder-shtrenjtimit-te-rrymes-opozita-leshon-sallen/

Kurti kishte premtuar edhe që “Shporta e konsumatorit kosovar do të jetë më e rëndë për nga pesha dhe më e lirë për nga çmimi”, apo që “Buka, mielli, vaji, sheqeri, kripa, qumështi dhe arsimi në përgjithësi, me Lëvizjen Vetëvendosje dhe mua në Qeveri, këto do të përjashtohen nga TVSH-ja”. Por, jo vetëm kaq, pasi ai kishte premtuar edhe çmime tjera për bukën, sheqerin, qumështin, e të tjera. “Edhe buka me Lëvizjen Vetëvendosje në qeverisje, nga 36 cent që është mesatarja e çmimeve për muajin shkurt të vitit 2014 bëhet 31 cent, sheqeri nga 72 cent kilogrami bëhet 62 cent, qumështi nga 91 cent mesatarisht bëhet 78 cent”.

Por, kur Kurti erdhi në pushtet dhe u bë kryeministër, ai nuk ndoqi politikën e çmimeve më të lira, por ai duke ikur nga përgjegjësitë qeverisëse, nuk bëri asgjë për të parandaluar sadopak çmimet e larta që aktualisht paguajnë qytetarët e Kosovës.

Lexo më shumë: https://demokracia.com/nuk-e-dinim-se-dikur-gjithcka-ishte-me-lire-derisa-erdhi-albin-kurti-me-faturat-e-shtrenjta/

– Tradhtimi i premtimeve për dialogun me Serbinë dhe pranimi i marrëveshjeve “të tradhtarëve”

Dialogu me Serbinë, që qeveritë e kaluara e zhvillonin me Serbinë, qoftë para pavarësisë së vitit 2008, apo si obligim nga OKB-ja në vitin 2010 e tani, ka qenë gjithmonë në qendër të kritikave dhe kundërshtimeve të mëdha të Albin Kurtit dhe partisë së tij, shkruan Demokracia.com.

“Lëvizja Vetëvendosje jo vetëm që nuk është pjesë e kurrfarë bisedimesh me Serbinë dhe nuk do të jetë asnjëherë, por ajo mendon që është absurde që të bisedohet për çfarëdo qoftë me Serbinë përderisa ajo: (1) nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, (2) nuk e ndërron Kushtetutën e saj ku shkruan se Kosova është pjesë e Serbisë, (3) nuk na kërkon falje për krimet e kryera, (4) nuk na i dorëzon kriminelët e luftës, (5) nuk na i dorëzon trupat e pajetë të të pagjeturve të zbuluar në varrezat masive ose informatat për ta, (6) nuk na i kthen librat kadastral dhe fondin pensional, (7) nuk na i paguan dëmet për shkatërrimet e mëdha në Kosovë dhe (😎 nuk e ndërpret financimin e strukturave paralele”, thoshte opozitari Kurti.

Por, se çka ndodhi me këto kushte, të gjithë e dijmë përgjigjen – Albin Kurti tradhtoi premtimin e tij të madh dhe më 15 qershor 2021 takoi për herë të parë Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin.

Dhe muaj pas muaji, në dialogun me Serbinë ai rikonfirmoi shumë nga marrëveshjet e arritura më herët, të cilat, pothuajse të gjitha i kishte kundërshtuar me protesta e demonstrata të dhunshme. Albin Kurti tani kishte gjetur një vend tjetër për të ikur, duke “u strehuar” në pamundësinë që të ndryshonte diçka.

Në mesin e këtyre marrëveshjeve që ai pranoi, pa asnjë kundërshtim, ishte edhe Zajednica, apo Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Përgjigjja e Kurtit për “suksesin” e tij në takimin e 18 marsit 2023 që solli Marrëveshjen e Ohrit, nuk do të harrohet lehtë.

Lexo këtu: https://demokracia.com/luani-i-shqiptarise-tregon-hapur-dorezimin-para-serbise-kaq-munda-te-bej-adriatik-nuk-e-lashe-zajednicen-ne-nenin-1-por-ne-te-10-tin/

– Ikja nga bashkimi kombëtar dhe fshehja pas nenit 1.3 të Kushtetutës

Edhe bashkimi kombëtar si një temë e madhe ka qenë premtim i vazhdueshëm i opoztarit Kurti. Kur ai u bë kryeministër, i iku këtij ideali dhe gjeti strehim në nenin 1.3 të Kushtetutës së Kosovës.

“Fatkeqësisht kushtetuta e Kosovës e ka një kundërthënie. Neni 1.1 thotë se Kosova është shtet i pavarur, ndërsa, neni 1.3 na e ndalon bashkimin me një shtet tjetër. Në këtë kuptim, pavarësia e Kosovës nuk e lejon në mënyrë Kushtetuese bashkimin me një shtet tjetër të pavarur, por njëkohësisht paraqet pengesë për integrime siç është ai Evropian. Në Kosovë nuk kemi ligj për referendum dhe nuk e ndryshojmë Kushtetutën, por pa dyshim se kjo është intenca historike dhe dëshira e shqiptarëve”, ka thënë Kurti në një rast kur është pyetur se çka do t’i bësh premtimit të madh për bashkim kombëtar.

Lexo më gjerësisht: https://demokracia.com/albin-kurti-per-15-vjet-premtoi-bashkimin-kombetar-por-hoqi-dore-prej-tij-per-xhipat-e-zinj/

Këto janë vetëm 4 temat e mëdha të natyrës politike, ekonomike dhe kombëtare, prej realizimit të të cilave kryeministri Albin Kurti dhe partia e tij, Vetëvendosje, kanë ikur, pavarësisht se premtonin ndryshe. Kjo listë nuk përfundon me kaq, pasi edhe shumë të tjera mund të gjenden./Demokracia.com/

Të ngjashme