Lajme
Dështon miratimi i rezolutës kundër shtrenjtimit të rrymës, opozita lëshon sallën
Demokracia
14:54 | 26 Janar 2022

Share:

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës e cila në rend dite përfshinë pikat e mbetura nga seancat e kaluara.

Qysh në fillim të saj tri partitë opozitare partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë lëshuar sallën.

Kjo pas dështimit që të votohet rezoluta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në mungesë të kuorumit.

Rezoluta e propozuar nga grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndër të tjera i kërkonte Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe Qeverisë së Kosovës të mos pranojnë tarifat e propozuara për ngritje të çmimit të energjisë elektrike.

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila thënë se rezoluta e opozitës nuk u është shpërndarë deputetëve dhe prandaj nuk kanë marrë pjesë fare në votim.

Të ngjashme