Sport
Gjilani njofton katër largimet nga ekipi, për njërin prej tyre Demokracia.com kishte raportuar ekskluzivisht
Demokracia
11:18 | 02 Shkurt 2023

Share:

Gjilani ka njoftuar zyrtarisht për largimin e katër futbollistëve në afatin kalimtar të janarit, shkruan Demokracia.com.

“Kuqebardhët” kanë komunikuar mbylljen e bashkëpunimit me futbollistët Besart Krivanjeva, Agustin Torassa, Fabjan Beqajn dhe Arion Ymerin.

Për këtë të fundit, Demokracia.com kishte raportuar ekskluzivisht ditë më parë.

Ekskluzive: Gjilani ndan rrugët me futbollistin e njohur

“Sport Club Gjilani komunikon mbylljen e bashkëpunimit me futbollistët Arion Ymeri, Fabjan Beqja, Besart Krivanjeva dhe Agustin Torassa. Klubi falenderon publikisht gjithë futbollistët për angazhimin dhe kontributin e dhënë me fanellën ‘kuqebardh’, duke u dëshiruar njëherit fat dhe sukses në karrierën sportive”, thuhet në njoftimin e klubit nga Anamorava.

Pas problemeve organizative dhe financiare, Gjilani iu rikthyer normalitetit ditë më parë, ndërsa stinorin vjeshtor e mbylli në pozitën e katërt me 27 pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme