Lajme
Avokati Ben Emmerson: Trupi gjykues ka bërë pyetje më shumë se mbrojtja e Kadri Veselit
Demokracia
16:24 | 27 Maj 2024

Share:

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka deklaruar se më shumë pyetje për dëshmitarë kanë bërë gjyqtarët, se mbrojtja e Veselit.

Kështu ka deklaruar ai në seancën e sotme, raporton Nacionale.

“Ta bëjë realizimin, e t’i paraqes provat në mënyrë efikase, dhe mbrojtja po bën të pamundurën. Ne këto konstatime i marrim vetëm gjatë pyetjeve. Është e pamundur që të pritet që ekipet e mbrojtjes të reduktojnë kohën për kundëpryetjet në bazë të asaj që thotë ekipi tjetër i mbrojtjes, kjo është e padrejtë. Është e padrejtë të fajësohemi ne për mungesën e efikasitetit të tyre. Çështja është kjo: pavarësisht shkurtimit të vogël që ka bërë Prokuroria, kanë mbetur 101 dëshmitarë për të thirrur. Deri tani për 1 vit kemi bërë vetëm 66 dëshmitarë. Ky është qëndrimi ynë”, tha Emmerson.

“Dhe ne e kemi kuptuar kështu që ju ia kishit bërë të qartë Prokurorisë sepse vetëm 2 vjet kishin në dispozicion, dhe tani i vihet përgjegjësia mbrojtjes, dhe jemi në situatë ku ky parashikim nuk do të respektohet kurrsesi. Qoftë për faj të mbrojtjes, apo prokurorisë, apo të dyja palëve. Fakti është që mbrojtja e Veselit ka kërkuar vetëm 43 orë e 33 minuta për kundërpyetjet. Trupi gjykues ka përdorur 44 orë e 36 minuta. Siç tha Misetiq, është përgjegjësia e të gjitha palëve që ky gjykim të kryhet brenda një afati të arsyeshëm. Trupi gjykues e di shumë mirë sa kohë i nevojitet paraprakisht”, deklaroi ai.

Të ngjashme