Lajme
Votimi i sotëm në AP të NATO-s, Kurti: Falemnderit partnerëve që i qëndrojnë Kosovës përherë në krah
Demokracia
15:34 | 27 Maj 2024

Share:

Pas votimit të suksesshëm për avancimin e Kosovës në Aasmablenë Parlamentare të NATO-s prej pozicionit të një vëzhguese të thjeshtë në anëte të asociacuar, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka falënderuar partnerët perëndimorë për, siç tha ai, “që i qëndrojnë Kosovës përherë në krah”.

Postimi i plotë i Kurtit:

Me shumicë dërrmuese të votave të delegatëve nga vendet anëtare të NATO-s, Kuvendi i Republikës sonë tash ka statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Në prag të 25-vjetorit të çlirimit, Sofja, kryeqyteti i shtetit që 25 vjet më parë hapi hapësirën e vet ajrore për aeroplanët e NATO-s në fushatën kundër Serbisë, sot ishte vendtakimi në të cilin bëmë një hap të rëndësishëm në integrimin euro-atlantik, përkundër fushatës së Serbisë.

Përgëzime të gjithë zyrtarëve të shtetit që punuan për këtë arritje, e shumë urime qytetarëve të Republikës. Falënderim dhe mirënjohje për të gjithë miqtë e partnerët që me votën e tyre sot i dhanë mbështetje avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë e Parlamentare të NATO-s dhe që i qëndrojnë përkrah Kosovës përherë.

Të ngjashme