Arte
Filmi “Sisterhood” i Dina Dumës do të ketë premierën botërore në Karlovy Vary
Demokracia
11:29 | 30 Qershor 2021

Share:

Filmi “Sisterhood” i regjisores Dina Duma ku Kosova është bashkëprodhim minorë do të ketë premierën botërore në festivalin internacional të filmit Karlovy Vary.

‘Sisterhood’ është bashkëprodhim në mes të Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Malit të Zi me producentin kosovar Liridon Cahani nga shtëpia filmike Added Value Films.

Në film miqësia e dy vajzave adoleshente kërcënohet në momentin kur ato duhet të përballen me pasojat e tmerrshme të sjelljes së tyre manipuluese. Filmi është vendosur në komunitetin e adoleshentëve, për të cilët grumbullimi i ndjekësve në mediat sociale është më i rëndësishëm sesa kultivimi i marrëdhënieve të mirëfillta. Në debutimin e saj delikat, regjisorja miraton një qasje autentike për të kapur momentet formuese të rinisë, të cilat na mësojnë të pranojmë përgjegjësinë për veprimet tona.

Në film luajnë: Antonia Belazelkoska, Mia Giraud, May-Linda Kosumoviq, Martin Ivanov, Naum Doksevski, Roza Trajceska, Zaneta Dimitrievska Kiril Spaseski, Simo Branov, Igor Vasilev, Risto Alchinov, Igor Aleksov, Nikolina Nedelkovska, Лидија Мојсо, Kirijana A. Nikoloska, Atanas Velkovski, Natasha Meskovska Maja Sashek, Katerina Kostadinovska, Arne Kohlweyer, Sara Jazadziska, Goce Dimitrievski, Jure černec, Sandra Cevreska, Irena Risteska Jovchevska, Igor Popovski, Vladimir Blazevski Gorjan Tozija. /Demokracia.com/

Të ngjashme