Lajme
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
Demokracia
23:10 | 05 Maj 2024

Share:

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe lideri i “Frontit Evropian”, Ali Ahmeti, në tubimin përmbyllës në Tetovë ka thënë se lideri nacionalist maqedonas të VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski, “e gjuajti me fishekzjarrë”, por Ahmeti theksoi se ia ktheu me “top”.

“Më një fishekzjarrë gjuajti Mickovski, unë gjuajta me top dhe nuk ka më të shtëna”, tha Ahmeti teksa iu ka adresuar simpatizantëve në sheshin “Iliria”.

“Sot jemi këtu për të bërë porosi për ata që mendojnë se ky Front kaq i organizuar e i etabluar ka mision historik anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian”, transmeton albanianpost.

“Ky vend e ka vendin në BE, ky vend duhet të jetë i anëtarësuar në BE më mbështetje të SHBA-ve ashtu siç u anëtarësuam në NATO”.

Tutje, Ahmeti ka potencuar se “asnjë herë nuk do zhgënjeni nga Fronti Evropian”, duke shtuar se “ne jemi përcaktuar për paqen, stabilitetin dhe shtetin e përparuar”.

Të ngjashme