Lajme
“Do të isha i lumtur sikur Deona Mihajli do t’mi shkruante fjalimet”, Ardian Kastrati i PDK-së tallet me deputetin e VV-së, Enver Haliti
Demokracia
23:50 | 05 Maj 2024

Share:

Deputeti nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati, në një video – postim në Facebook, thotë se “deputeti Enver Haliti është i teleportuar në vitin 2024 nga koha e Bizantit veç se dallimi i vetëm është se i njëjti ka kravatë”.

Duke ju referuar fjalimit në seancën e fundit të deputetit Haliti, i cili sipas Kastratit ka thënë: “se do të ishte i lumtur sikur Deona Mihajli do të ja shkruante fjalimin…”, ky i fundit ka ironizuar me deputetin e VV-së.

Mes tjerash Kastrati ka shkruar se “Të pretendosh se je i mençur është më e vështirë se të pretendosh që nuk je budallë”.

Më poshtë postimi i Kastratit me video:

Po e parafrazoj afërsisht një deputet të VV-së……në seancën e fundit ai afërsisht tha: ” Do të isha i lumtur sikur…

Posted by Ardian Kastrati on Sunday, May 5, 2024

Të ngjashme