Arte
Filmi ‘Në kërkim të Venerës’, fiton dy çmime kryesore në Festivalin e Hong Kong-ut
Demokracia
13:00 | 11 Prill 2021

Share:

Filmi ‘Në kërkim të Venerës’, me regji dhe skenar nga Norika Sefa ka fituar çmimin regjisorja më e mirë dhe aktorja më e mirë në festivalin ndërkombëtar të Hong Kong-ut.

Festivali ndërkombëtar i Hong Kong-ut është festivali më i famshëm për arthouse në Azi, njëherit edhe festival i katogorisë A.

Filmi i gjatë artistik ‘Në kërkim të Venerës’ me regji dhe skenar nga Norika Sefa ka fituar çmimin regjisorja më e mirë (Golden Firebird Award), dhe aktorja më e mirë (Best Actress International) për rolin kryesor të intepretuar nga Kosovare Krasniqi, transmeton Demokracia.com.

‘Në kërkim të Venerës’ përcjellë historinë e Venerës një vajzë të ndrojtur me një familje patriarkale, rutina e së cilës ndryshon kur ajo fillon të shoqërohet me Dorinën, një vajzë që është e kundërta e saj dhe e nxit të eksplorojë një botë për të cilën Venera ka shumë kurreshtje.

”Në momentin që e pranova lajmin për çmimet, më është dashur pak kohë të mendoj për shumë gjëra të cilat na erdhën në rrugë e sipër, u bëmë pjesë e këtij filmi dhe vendime që u bënë pjesë e këtij momenti kur une tani po e pranoj çmimin si regjisorja më e mirë në mes të regjisoreve e filmave të mrekullueshëm. Kjo më jep vetëbesim për stilin që kam dhe më motivon për punë të mëtutjeshme.”  u shpreh regjisorja Norika Sefa.

Disa nga emrat që kanë kaluar nëpër këtë festival janë:  Ann Hui, Kurosawa Kiyoshi, Jia Zhangke, Brillante Mendoza, Nakata Hideo, Tsai Ming-Liang, and Apichatpong Weerasethakul, etj.

“Falenderoj shumë regjisoren dhe producentin e filmit që e kane besuar për këtë vepër dhe që më prezantuan me botën e filmit, rrjedhimisht më njoftuan me audiencen e botës.” u shpreh aktorja Kosovare Krasniqi.

Filmi “Në kërkim të Venerës” është bashkëprodhim në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, i prodhuar nga Circle Pruduction me bashkëproducent Igor Popovski dhe Gazmend Nela. /Demorkacia.com/

Të ngjashme