Arte
Filmi ‘Back Home’ me regji nga Arbër Krasniqi nominohet për filmin e shkurtër më të mirë
Demokracia
16:56 | 06 Prill 2021

Share:

Filmi i shkurtër ‘Back Home’ me regji nga Arber Krasniqi nominohet në kategorinë për Filmin e Shkurtër më të Mirë në ‘International Filmmaker Festival’ të New York-ut.

Filmi ‘Back Home’ trajton pasojat e luftës së fundit në Kosovë, nga perspektiva e një të mbijetuari të masakrës së burgut të Dubravës.

Filmi 10-minutësh, është nominuar në kategorinë ‘Best Short Film’ në International Filmmaker Festival të New York-ut, shkruan Demokracia.com.

Festivali i filmit do të mbahet më 21 deri më 24 maj, këtë vit, ku filmi ‘Back Home’ do të ketë premierën e parë botërore. /Demokracia.com/

May be an image of text that says "IFFNYg Πon International Filmmaker Festival of NEW YORK CELEBRATING A DECADE CINEMA MAY21-24 2021 www.iffny.com"

Të ngjashme