ShowBiz
Dua Lipa për të qenit favorite e 6 nominimeve Grammy: Ende mendoj që dikush do të më zgjojë nga gjumi
Demokracia
16:54 | 14 Mars 2021

Share:

Dua Lipa do të performoj mes yjeve më të muzikës në Grammy sonte dhe ajo thotë që është shume e emocionuar.

Këngëtarja ka thënë që është e ngazëllyer dhe e “emocionuar” për të qenit favorite në gjashtë nominimet e saj këtë vit, transmeton Demokracia.com

Dua, e cila do të interpretojë në 63-vjetorin e Grammy Awards në Los Anxhelos, thotë: “Ndonjëherë kur e thua me zë të lartë është pak e pabesueshme dhe unë jam paksa e mbingarkuar me emocione”.

“Është e mahnitshme. Këto gjëra ndodhin vetëm në ëndrrat tuaja, kështu që unë ndjehem sikur, dikush do të më zgjojë dhe do të më thojë: Zgjohu është koha për të shkuar në shkollë.”

Dua fitoi dy Grammy në 2019, duke përfshirë Artistin e Ri më të Mirë.

Ajo pretendon se çmimi e nxiti atë të shkëlqejë për albumin e saj të dytë, Future Nostalgia./Demokracia.com

Të ngjashme