Sophie Turner, në një intervistë për kopertinën e British Vogue, foli për herë të parë mbi mënyrën se si mediat e kanë portretizuar mëmësinë për të pas ndarjes nga Joe Jonas.
“Mbaj mend se isha në xhirime dhe kisha kontratë për të xhiruar edhe dy javë të tjera, ndaj nuk mund të largohesha. Fëmijët i kisha në SHBA dhe nuk mund të shkoja tek ta. Në atë kohë nisën të dalin edhe disa artikuj”, deklaroi Turner.
Më tej ajo shpjegoi se është ndjerë shumë keq. “Unë e torturoj veten pas çdo lëvizjeje që bëj si nënë. Kam një ndjenjë faji të tmerrshme. I përsërisja vetes se asgjë nga gjërat që po shkruheshin nuk ishin të vërteta. ‘Ti je një nënë e mirë, nuk je një që vajzë festash”, shpjegoi më tej aktorja, dike shtuar se komentet e lënduan.
Sophie ka dy vajzë, Willa 3 vjeç dhe Delphine 22-muajshe me ish-bashkëshortin, Joe Jonas.
Pas 4 vitesh martesë, Jonas aplikoi për divorc në shtator të vitit që shkoi, me shpjegimin se martesa e tyre ishte totalisht e thyer dhe pa kthim pas. Çifti i njohur kishin firmosur edhe një marrëveshje paramartesore në rast divorci.
Një muaj pas këtij vendimi, Tuner paditi Jonas sepse nuk po e lejonte të takonte vajzat dhe nuk po i kthente në Angli duke u mbajtur pashaportat. Në janar çështja u sheshua dhe u ra dakord për një marrëveshje prindërimi.