Arte
Dokumetari që eksploron çështjet e shëndetit mendor dhe vetëvrasjen tek të rinjtë
Demokracia
11:45 | 20 Shkurt 2021

Share:

Radio prezantuesi Roman Kemp ka punuar një dokumentar që eksploron çështje të shëndetit mendor dhe vetëvrasje tek të rinjtë.

“Tani po zhvillohet një krizë e shëndetit mendor dhe pa mbështetjen e duhur, rezultatet mund të jenë tragjike”, tha Kemp.

Roman Kemp: Our Silent Emergency (Urgjenca jonë e heshtur) do të transmetohet në BBC Three, transmeton Demokracia.com

Dokumentari do të eksplorojë se çfarë mund të bëhet për të inkurajuar njerëzit të kërkojnë ndihmë dhe çfarë veprimesh parandaluese mund të ndërmerren.

Programi gjithashtu do të shikojë në ndikimin e qëndrueshëm që mund të kenë çështjet e shëndetit mendor dhe vetëvrasja tek miqtë dhe familjet e atyre që janë të përfshirë.

Kemp shtoi se ai donte të “sillte vëmendjen në një temë që po prek mijëra të rinj në të gjithë vendin dhe të tregojë se ka mënyra për të arritur ata që vuajnë dhe kanë nevojë për ndihmën tonë”.

Udhëheqësja e BBC Three Fiona Campbell beson se është “detyrë” e tyre të bëjnë filma të tillë për të siguruar “zgjidhje” dhe “ndihmë për njerëzit që po luftojnë”.

“Ky do të jetë një film me të vërtetë i vështirë për t’u realizuar dhe ne i detyrohemi Roman dhe të gjithë të tjerëve që janë të përfshirë një falënderim të madh që na besuat për të treguar historitë e tyre,” tha ajo./Demokracia.com

Të ngjashme