Lajme
Dita 42 | Vazhdon terri informativ për Statutin e Zajednicës, Albin Kurti e çon Bislimin në Bruksel për negociata në të zezën
Demokracia
11:57 | 01 Dhjetor 2023

Share:

“E kam të vështirë të them saktësisht ku qëndrojnë negociatat, sepse kjo është çështje për Miroslav Lajçakun dhe ekipin e tij. Por, e di se dallimet po ngushtohen. Para pak kohëve pati takim të kryenegociatorëve dhe sa e kam kuptuar unë ata janë më afër një marrëveshjeje apo mirëkuptimit rreth mënyrës më të mirë për zbatimin e asaj marrëveshjeje”.

Ky është lajmi që dha mbrëmjen e së enjtës së 30 nëntorit ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, duke ndriçuar sadopak terrin informativ në të cilin po kalojnë qytetarët e Kosovës, pasi kryeministri Albin Kurti vazhdon të mos tregojë asgjë se çfarë po ndodhë në Bruksel, pas 21 tetorit 2023.

Gjatë muajit tetor të këtij viti, dialogu Kosovë – Serbi ka marrë një rrugë të re, shkruan Demokracia.com.

Kryeministri Kurti ka filluar procesin e themelimit të Zajednicës apo Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sipas Nenit 7. Më 21 tetor 2023, Kurti ka pranuar edhe draft-statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, të cilin ia kanë dorëzuar 5 emisarët që përfaqësojnë ShBA-në, BE-në, Gjermaninë, Francën dhe Italinë, si dhe më 26 tetor 2023 ka shprehur gatishmëri para liderëve evropianë (Scholz, Macron, Meloni, Michel, Borrell) që të njëjtin ta nënshkruajë.

“Besoni që ka akterë që presin që unë…” | Albin Kurti shpik “keqdashës” që ta mbajë të fshehur nga qytetarët Statutin e Zajednicës që e ka pranuar (Dita 36)

Që nga ajo kohë, asgjë nuk dihet se çfarë po ndodhë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Gjatë muajit nëntor, në Bruksel dy kryenegociatorët Bislimi e Petkoviq kanë mbajtur takime të ndara me emisarin evropian, Mirosav Lajçak, por që nuk është bërë ndonjë njoftim më i zgjeruar se çfarë ka ndodhur në kryeqendrën evropiane.

Sipas njoftimit të Qeverisë, ky takim është pjesë “në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut, ku do të trajtohet zbatimi i Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit, Aneksit Implementues të 18 marsit dhe planin e ri për ecjen përpara i 21 tetorit”.

Bislimi niset për në Bruksel, nesër takon homologun e tij serb të Dialogut

Pas takimit, Bislimi ka përsëritur qëndrimin që nuk ka ndonjë vlerë se pa nënshkrim të marrëveshjeve nuk mund të ecet drejt zbatimit, ndonëse kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiq janë dakorduar që zbatimin e marrëveshjeve ta bëjnë edhe pa nënshkrimin e tyre dhe se Marrëveshja Bazë [Bruskel, 27 shkurt 2023] dhe Aneksi i zbatimit [Ohër, 18 mars 2023] janë bërë pjesë e integrimeve evropiane të të dy vendeve. /Demokracia.com/

Bislimi pas takimeve në Bruksel: Pa nënshkrim të marrëveshjeve nuk mund të ecet drejt zbatimit

“Nënshkrimi” | Kurti me filma të lodhtë në kërkim të nënshkrimit të Serbisë, ai është pajtuar me Vuçiqin që Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit të hyjnë në fuqi me Deklaratën e BE-së

Si e lidhi Kurti përgjithmonë integrimin evropian me themelimin e Zajednicës, vetëmenaxhimin për serbët dhe statusin e Kishës Ortodokse Serbe?

Demokracia

Të ngjashme