Lajme
“Nënshkrimi” | Kurti me filma të lodhtë në kërkim të nënshkrimit të Serbisë, ai është pajtuar me Vuçiqin që Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit të hyjnë në fuqi me Deklaratën e BE-së
Demokracia
11:26 | 04 Nëntor 2023

Share:

Marrëveshja Bazë [Bruksel, 27 shkurt 2023] dhe Aneksi/Shtojca e saj [Ohër, 18 mars 2023] nuk kanë nevojë të nënshkruhen as nga Kosova dhe as nga Serbia.

Kështu janë dakorduar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kur arritën pajtueshmërinë për këto dy dokumente.

Dakordimi i tyre sesi do të hyjnë në fuqi këto marrëveshje, e bën të parëndësishme nevojën që dokumentet të mbajnë firmën e tyre dhe tërësisht komike ngarendjet e kryeministrit Kurti në kërkim të nënshkrimit të Aleksandër Vuçiqit, shkruan Demokracia.com.

DEKLARATA E BE-së SI NËNSHKRIM

Vetëm dy ditë pas takimit të Ohrit ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell i ka njoftuar Ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të BE-së për rezultatin e arritur në Ohër në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Borrell ka sqaruar edhe çështjen e mungesës së nënshkrimeve të Kurtit dhe Vuçiqit në Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit. Sipas tij, palët janë pajtuar që deklarata e bërë nga Borrell të mjaftonte që ato të zbatoheshin nga të dyja palët.

“Këto marrëveshje [Marrëveshja dhe Shtojca] kanë hyrë në fuqi me Deklaratën e lëshuar. Nuk ishte një nënshkrim për arsye ligjore, por të dyja palët ranë dakord që deklarata ime ishte një zotim nga ana e tyre për të përmbushur plotësisht detyrimet që rrjedhin nga kjo Marrëveshje dhe Aneksi për zbatimin e saj”, ka thënë Borell.

Borrell: Nënshkrimi s’u bë për arsye legale, palët u pajtuan që ujdia hyn në fuqi me deklaratën time

Dhe pikërisht kështu ka vepruar Bashkimi Evropian, duke publikuar deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, pak para përfundimit të ditës së 18 marsit 2023.

Sipas deklaratës, “Bashkimi Evropian mirëpret palët që ranë dakord sot për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila parashihet të bëhet pjesë integrale dhe detyruese e rrugëve respektive evropiane të palëve”.

“BE-ja i konsideron palët që ranë dakord sot për aneksin e zbatimit të marrëveshjes, duke përfshirë marrëveshjen për zbatimin e plotë të detyrimeve nga marrëveshjet e kaluara të dialogut, si një arritje të rëndësishme. Paqja, pajtimi dhe zhvillimi ekonomik janë parakushtet kryesore për përparimin e përshpejtuar të rajonit të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së”, thuhet në deklaratën e BE-së, të datës 18 mars 2023, përcjell Demokracia.com.

Që nga ajo kohë, në çdo takim që Kurti ka zhvilluar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq apo me zyrtarët e lartë të BE-së dhe ShBA-së, ka shtruar nevojën që Serbia të vendosë firmën e saj në këto dy marrëveshje, anise në natën e 18 marsit ai ka deklaruar se i takon BE-së që të gjejë mekanizmin që ta bëj statusin e kësaj marrëveshjeje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme.

“Pala serbe po i ikë nënshkrimit të marrëveshjes tash edhe me aneks. I takon BE që ta gjej mekanizimin që ta bëj statusin e kësaj marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme. Sa për aneksin e zbatimit, ai do të publikohet në ueb faqen e BE. Aty do ta lexoni e do ta kuptoni se çka ka e çka nuk ka”, deklaronte Kurti më 18 mars 2023, pak pas përfundimit të takimit në Ohër.

Kurti: Serbia po i ik nënshkrimit të marrëveshjes

Kurti i fiksuar, dëshiron ta vendos nënshkrimin për Zajednicën me ministrin e Millosheviqit, Aleksandar Vuçiqin

Pavarësisht orvatjeve të Kurtit, edhe vetë Aneksi/Shtojca në Ohër qartëson përfundimisht se Marrëveshja Bazë [Bruksel, 27 shkurt 2023] dhe Aneksi/Shtojca e saj [Ohër, 18 mars 2023] janë bërë pjesë e pandashme e rrugës së Kosovës për në Bashkimin Evropian, çka do të thotë se ato tashmë janë marrëveshje fuqiplote.

“2. Palët e kanë parasysh se Marrëveshja dhe Aneksi i zbatimit bëhen pjesë integrale e proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE. Palët e kanë parasysh se, menjëherë pas miratimit të Marrëveshjes dhe këtij Aneksi, ndërmjetësuesi i BE-së do të fillojë procesin për t’i ndryshuar standardet e Kapitullit 35 për Serbinë, për t’i konsideruar detyrimet e reja të Serbisë, që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi”, thuhet në pikën 2 të Aneksit të Ohrit. /Demokracia.com/

Si e lidhi Kurti përgjithmonë integrimin evropian me themelimin e Zajednicës, vetëmenaxhimin për serbët dhe statusin e Kishës Ortodokse Serbe?

Të ngjashme