Lajme
5 të lënduar nga një aksident mes dy automjeteve dhe një kamioni në Strellc të Deçanit
Demokracia
20:18 | 29 Prill 2024

Share:

Gjatë pasdites së sotme është raportuar për një aksident trafiku në Strellc të Deçanit.

Aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave dhe një kamioni, ku nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 5 persona.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth ores 18:19, Policia është njoftuar se në fshatin Strellc ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë dy automjete dhe një kamioni. 5 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente”.

Të ngjashme