Lajme
“Besoni që ka akterë që presin që unë…” | Albin Kurti shpik “keqdashës” që ta mbajë të fshehur nga qytetarët Statutin e Zajednicës që e ka pranuar (Dita 36)
Demokracia
09:46 | 25 Nëntor 2023

Share:

“Besoni që ka akterë të ndryshëm, që presin që unë të bëjë shkelje të procesit dhe procedurave dhe kjo do ta dëmtonte përfaqësimin e Kosovës…”.

Kështu deklaroi të premten, më 24 nëntor 2023, kryeministri Albin Kurti, në ditën e 35 të mbajtjes fshehur të Statutit të Zajednicës apo Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, të cilin e pranoi nga pesëshja e emisarëve më 21 tetor 2023, si rezultat i dialogut të tij me presidentin serb Alksandër Vuçiq, shkruan Demokracia.com.

Kryeministri Kurti që nuk e kishte kurrë problem t’i ofendonte dhe t’i akuzonte përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, papritmas bëhet “i kujdesshëm” dhe shpik akterë keqdashës që janë duke pritur momentin kur Kurti të bëjë gabimin e tij, duke publikuar Statutin e Zajednicës që tashmë e ka pranuar.

https://demokracia.com/grenelli-blinkeni-eskobari-lajcaku-si-i-sulmoi-albin-kurti-me-radhe-perfaqesuesit-e-shba-se-dhe-be-se/

“Me 21 tetor erdhën 5 emisarët special, ishte koha kur ne e morëm draft statutin dhe dhamë vërejtjet dhe kritikat tona me datë 24 tetor e që ishte 2 ditë para udhëtimit dhe takimit në Bruksel. Tash i përket ndërmjetësit që ta bëjë publik draftin dhe kjo është arsyeja që nuk mund unë t’i publikoj as vërejtjet e kritikat. Besoni që ka akterë të ndryshëm që presin unë të bëjë shkelje të procesit dhe procedurave dhe kjo do ta dëmtonte përfaqësimin e Kosovës, sa për mua të publikohet draft statuti e të hapët rruga edhe për vërejtjet dhe kritikat, mirëpo me datën 26 tetor kemi shprehur gatishmërinë për të nënshkruar paketën jo njërin prej teksteve, por edhe marrëveshjen bazike dhe pastaj draft statutin, sepse na u tha se situata është urgjente për shkak të agresionit rus në Ukrainë dhe lufta në Lindje te Mesme”, tha Kurti më 24 nëntor.

Por, kjo është vetëm një “ikja e radhës” e kryeministrit Kurti nga e vërteta e madhe, pasi ai po mban të fshehur një statut që tashmë është publikuar në mënyrë jo-zyrtare, i cili e rrënon Republikën e Kosovës.

Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka lëshuar alarmin se draft-statuti që është publikuar jo-zyrtarisht, i referohet edhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (1999). Sipas Hasanit, futja e saj është pasojë e drejtpërdrejtë e zbatimit të zotimit nga Aneksi i Ohrit, i cili është negociuar dhe pranuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 18 mars 2023.

“Futja e saj aty është pasojë e drejtpërdrejtē e implementimit të zotimit nga Aneksi i Ohrit, sipas të cilit Kosova ka pranuar pa paragjykim për statusin e saj nga Serbia të merr përsipër detyrimet ndërkombëtare. Kjo ka pasoja të drejtpërdrejta për shtetësinë e Kosovës dhe shënon fazën e re në procesin e zhbërjes së Mendimit Këshillëdhënës të GJND për Kosovën dhe, për rrjedhojë, të pavarësisë së shpallur më 17 shkurt 2008. Kur të miratohet Statuti, ai dërgohet në OKB dhe futet në procedura të Këshillit të Sigurimit si pjesë përbërëse e dokumentacionit të tij për sa i takon sovranitetit dhe integritetit territorial serb, që ajo e trashëgon me këtë rezolutë dhe ngelet aty përherë. Kjo është ngjashëm si me Aneksin e Ohrit, që është pjesë përbërëse e dokumenteve të Kosovës për procesin e futjes në BE dhe në çdo strukturë tjetër evropiane, përfshirë Këshillin e Evropës”.

Lexo më gjerësisht: https://demokracia.com/enver-hasani-draft-statuti-aktual-i-asociacionit-krijon-nje-regjim-special-si-ai-i-hages-e-zhben-pavaresine-e-2008-es/

Kryeministri Kurti është në ballë të procesit, jo duke e kundërshtuar, por duke prirë në rrugën për themelimin e Zajednicës. Me Marrëveshjen Bazë [Bruksel, 27 shkurt 2023] dhe Aneksin e zbatimit [Ohër, 18 mars 2023], Kurti tani si kryeministër është dakorduar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për “të siguruar një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë” dhe për zyrtarimin e “statusit të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë (Neni 7)” dhe për zbatimin “e të gjitha marrëveshjeve të kaluara të dialogut, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese (Neni 10)”, shkruan Demokracia.com.

https://demokracia.com/populli-me-votoi-te-parandaloj-bosnjezimin-e-kosoves-zajednicen-albin-kurti-tradhtoi-besimin-e-qytetareve-te-kosoves-video/

Gjatë muajit tetor të këtij viti, dialogu Kosovë – Serbi ka marrë një rrugë të re. Kryeministri Kurti ka filluar procesin e themelimit të Zajednicës apo Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Më 21 tetor 2023, Kurti ka pranuar edhe draft-statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, të cilin ia kanë dorëzuar 5 emisarët që përfaqësojnë ShBA-në, BE-në, Gjermaninë, Francën dhe Italinë, si dhe më 26 tetor 2023 ka shprehur gatishmëri para liderëve evropianë (Scholz, Macron, Meloni, Michel, Borrell) që të njëjtin ta nënshkruajë. / Demokracia.com /

https://demokracia.com/nuk-dua-te-jap-qendrim-juridik-fshehja-e-albin-kurtit-pas-gjykates-kushtetuese-dikur-i-recitonte-si-bylbyl-pretendimet-per-shkeljet-e-zajdenices/

Të ngjashme