Kuriozitete
Çfarë është ‘Twisties’ – dukuria e rrezikshme që prek gjimnastët dhe detyroi Simone Biles të tërhiqej
Demokracia
17:06 | 29 Korrik 2021

Share:

Simone Biles tregoi një shembull guximi teksa njoftoi vendimin për t’u tërhequr nga gara në Lojërat Olimpike për të mbrojtur trupin dhe mendjen e saj. Ajo u tha gazetarëve se po përjetonte pak “twisties”. Por çfarë është kjo dukuri e rrezikshme që përshkruhet nga gjimnastët?

“Twisties” është një term joformal që i referohet një bllokimi mendor të cilin një gjimnast mund ta përjetojë gjatë lëvizjeve në ajër. Kur dikush përjeton “twisties”, ka shkëputje midis trurit dhe trupit, tha për Health Jamie Shapiro, një trajnere e certifikuar e performancës mendore. “Trupi e di se çfarë të bëjë dhe programet motorike ruhen në tru, por truri ka probleme të ketë qasje në ato programe motorike,” shpjegoi ajo.

Shkëputja e trurit nga trupi mund të bëjë që gjimnastët të humbasin aftësinë për të kuptuar se ku ndodhen në ajër dhe të ndiejnë “një humbje të kontrollit mbi lëvizjen”. Kjo gjendje mund të shkaktojë probleme fizike – pasi ata mund ta kuptojnë ku ndodhen vetëm kur të përplasen në tokë – dhe mendore – pasi shoqërohet me ankth dhe bllokim mendor.

Arsyet e kësaj dukurie mund të jenë komplekse dhe hulumtimet në këtë drejtim vazhdojnë ende. Disa nga shkaqet e mundshme mund të jenë ankthi, stresi, frika nga dështimi, dëshira për të mos zhgënjyer të tjerët dhe presioni i pritshmërive të larta.

Përpos këtyre, mund të ndodhë edhe nga distonia fokale, një gjendje neurologjike që përfshin spazma të pavullnetshëm të muskujve, të cilat mund të rezultojnë nga përdorimi i tepërt i tyre.

Të ngjashme