Kuriozitete
“Osama Bin Lager”- Bëhet e famshme birra me emrin e ish-kryeterroristit të “Al Qaedas”
Demokracia
23:23 | 25 Maj 2024

Share:

Birra me emrin “Osama Bin Laden” është duke u shitur me të madhe pasi u bë virale nëpër rrjetet sociale, shkruan BBC.

Stafi i  “Mitchell Brewing Co” është dashur të ndalë telefonat dhe të mbyll uebfaqen shkaku i kërkesës së madhe për birrën “Osama Bin Lager”.

Kompania nga Lincolnshire gjithashtu ka nisur të shesë birrat “Kim Jong Ale” dhe “Putin Porter”.

Miliona njerëz e kanë parë fotografinë e birrës që u publikua nëpër rrjetet sociale.

Burri dhe gruaja Luke dhe Catherine Mitchell menaxhojnë birrarinë.

“Jemi zgjuar që disa ditë nga kërkesa e madhe dhe njoftimet nëpër rrjetet sociale”, ka thënë Mitchell.

“Është çmenduri. Telefoni nuk është ndalur në 48 orët e fundit”.

Të ngjashme
Kuriozitete • 17 Qershor 2024