Arte
Arti nazist në Vjenë, ekspozita në kryeqytetin austriak sqaron trashëgiminë e luftës
Demokracia
21:59 | 30 Dhjetor 2021

Share:

Në muzeun e Vjenës, objekte të epokës naziste kanë mbushur dy dhoma të vogla. Disa ndodhen ende në kuti. Mes tyre spikasin një pikturë e operës së Vjenës me flamurin nazist dhe kryqi në një tapiceri pëlhure.

Objektet janë pjesë e një ekspozite të hapur në kryeqytetin austriak, që synon të hedhë dritë mbi politikat e artit gjatë Rajhut të Tretë.

“Faza e shkëputjes nga nazizmi ishte shumë e shkurtër dhe thuajse të gjithë artistët iu kthyen biznesit të artit pas viteve ’45, ’47, ose pas 1950-s. Askush nuk pyet për lidhjet e tyre me socializmin nacionalist, pasi shumë prej tyre merrnin mbështetje nga shteti. Ndaj ne kemi paraqitur këtu shembuj të artistëve aktivë të pasluftës”, thotë Sabine Plakolm-Forsthuber, studiuese dhe kuratore e muzeut të Vjenës.

Austria, vendlindja e Adolf Hitler, është prezantuar si viktimë pas aneksimit nga Gjermania naziste dhe vetëm në 3 dekadat e fundit vendi ka nisur të shqyrtojë rolin e tij në Holokaust.

“Besoj se këto diskutime tregojnë nevojën e rishikimit të historisë, se ka ende shumë boshllëqe që duhen plotësuar. Sepse vetëm nëse kuptojmë këtë histori, ose historinë në përgjithësi mund të arrijmë në përfundime dhe të nxjerrim mësime prej saj”, shprehet Ingrid Holzschuh, studiuese dhe kuratore e muzeut të Vjenës, shkruan euronews.al.

Kuratoret e ekspozitës shpresojnë se ajo do të ndihmojë në këtë proces, por gjithashtu janë kujdesur për të mos i dhënë veprave të artit shumë peshë. Për këtë arsye, ato nuk janë ekspozuar në muret e mëdha të muzeut, por vetëm në dy dhoma të tij.

Të ngjashme