Lajme
Javë e rëndë për VV-në, DASH e “Freedom House” treguan se ka “korrupsion serioz brenda Qeverisë Kurti”
Demokracia
10:34 | 28 Prill 2024

Share:

Në javën që po e lëmë pas gjithçka kishte të bënte me raportet. Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit (DASH) dhe raportit i organizatës Freedom House, ishin në qendër të vëmendjes e diskutimeve.

Në këto raporte nuk u thanë fjalë të mira për Qeverinë dhe punën e saj. Megjithatë, edhe Qeveria pati një arsyetim e disa fjalë për këto raportet që s’la kush pa i komentuar gjatë javës.

Fillimisht në javën që po përfundon, i pari raport që u publikua e që na tmerroi, ishte raportit i DASh-it.

Aty për herë të parë u përmend fjalia “korrupsion serioz qeveritar”. Përveç kësaj, u përmenden edhe sulmet ndaj gazetarëve, pavarësisa e gjyqësori, e të tjera të meta.

Çështjet e rëndësishme të të drejtave të njeriut përfshinin raporte të besueshme për: probleme serioze me pavarësinë e gjyqësorit; kufizime serioze për lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias, duke përfshirë dhunën ose kërcënimet me dhunë ndaj gazetarëve; korrupsion serioz qeveritar; dhunë e gjerë me bazë gjinore, duke përfshirë dhunën në familje ose nga partneri intim; dhe krime që përfshijnë dhunë ose kërcënime për dhunë që synojnë pakicat etnike ose komunitetet e tjera të margjinalizuara. Qeveria ndërmori hapa të besueshëm, por jokonsistent për të identifikuar, hetuar, ndjekur penalisht dhe ndëshkuar zyrtarët që mund të kenë kryer shkelje të të drejtave të njeriut.” – thuhej në raport.

Ende pa përfunduar mirë diskutimet e debati për raportin e DASH-it, organizata Freedom House e publikoi raportin e saj për Kosovës.

Raporti i Freedom House tregon se edhe Qeveria Kurti është përballur me afera korruprive, duke marrë shembuj kontrekt për këto raste.

Aty u përmend skandali i ambsadorit Martin Berishaj, skandali i rezervave shtetërore, arrestimi ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi e raste të tjera.

Aty përmende ngecjet e Qeverisë në këtë fushë dhe aferat korrutuve që janë raportuar vitin e kaluar.

Beteja kundër korrupsionit vazhdon të jetë një sfidë e madhe. Megjithëse Kosova është në proces të hartimit të strategjisë së re kundërkorrupsion, progresi në këtë drejtim ka hasur në një seri bllokadash për të cilën, kryeministri Albin Kurti ia ka atribuuar dështimin ndërhyrjes së opozitës. Qeveria Kurti në vetvete, është përballur me skandalin korruptiv të rezervave shtetërore, që vazhdon të jetë nën hetim. Largimi i kret të Ekipit Special për hetim në policinë e Koosvës ka ngjallur shqetësimë në Kosovë dhe përkushtimin për luftimin e korrupsionit. Përkundër fushatës për luftimin e korrupsionit, Qeveria Kurti ka demonstruar progres të limituar.” – thuhet nder të tjera në raportin e Freedom House, i cili e konsideron Kosovën si vend pjesërisht të lirë.

Gjithashtu, raporti evidenton kapjen e institucioneve të pavarur nga partia në pushtet.

Në maj, ligjvënësit e Vetëvendosjes votuan Luljeta Aliun, një analiste politike e cila mbështeti hapur “partinë në pushtet dhe është në linjë me politikat e saj, në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).62 AGK protestoi ndaj zgjedhjes së një mbështetësi të qeverisë për organin rregullator të transmetimit të Kosovës sinjalizon synimin e qartë të partisë për të ushtruar kontroll mbi institucionet e pavarura të medias” – thuhet në raport, transmeton albanianpost.

Aty theksohet edhe tendenca e pushtetit që me ligjin e ri për KPM-në, të tentojë kapjen e mediave.

Dhjetor 2023, miratimi i projektligjit nga qeveria u prit me kritika nga mediat në Kosovë. Figura të njohura të medias protestuan se ai ishte hartuar pa konsultim paraprak me palët përkatëse të interesit dhe se dispozita e ligjit që kërkon licencimin e KPM-së për mediat online është një përpjekje e qeverisë për të kontrolluar mediat online që shkel standardet e vendosura nga Këshilli i Evropës dhe Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE).” – thuhet në raport.

Për krejt këto fjalë në dy raportet të rëndësishme, Qeveria e pati një arsyetim.

Kryeministri i Kosovës ka krahasuar raportin e viti 2023 me atë të vitit 2019, duke thënë se është shënuar progres.

Natyrisht që ka edhe kritika për ne, por nëse shikoni raportin e vitit 2019, sot Kosova ka progres të jashtëzakonshëm dhe ajo që mua më çudit është që në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit nuk citohet për shembull Freedom House, nuk citohet Transparency International, dhe po të citoheshin, do të duhej të lëvdohej Kosova.” – ka thënë ai në një intervistë për DW.

Gjthashtu gjatë kësaj jave pati edhe një takim në Brukesel për çështjen e dinarit, por që nuk pati ndonjë sukses.

Të ngjashme