Lajme
Vendosi 50 euro në dokumente, arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Bërnjak
Demokracia
10:36 | 28 Prill 2024

Share:

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar pasi që i njëjti në pikën kufitare në Bërnjak gjatë kontrollit të dokumenteve kishte vendosur 50 euro.

Pas kontrollit të automjetit është vërejtur se i dyshuarit kishte pesë koshere me bletë dhe rreth 40 zogj të pulës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

Bërnjak 27.04.2024 -15:30 . Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti në pikën kufitare gjatë kontrollit të dokumenteve kishte vendosur një kartmonedhë prej 50 eurosh. Lidhur me rastin është bërë kontrolli i automjetit ku është vërejtur se kishte pesë koshere me bletë dhe rreth 40 zogj të pulës. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Të ngjashme