Sport
Arriti sukses të madh me Mechelen, Besnik Hasi në radarin e klubeve të mëdha belge
Demokracia
18:47 | 17 Prill 2024

Share:

KV Mechelen ka filluar të këtë ketë frikë nga një largim i trajnerit Besnik Hasit, i cili është i kërkuar nga shumë klube të mëdha belge.

Edhe pse klubet e mëdha i janë afruar, Hasi nuk është futur në bisedime me klubet e interesuara deri të mbyllet kampionati.

Trajneri shqiptar mori drejtimin e KV Mechelen në fillim të këtij sezoni dhe nga një pozicion i vështirë ishte afër ta fuste në play-off për titull kampioni. KV Mechelen tani po luan për një biletë evropiane nëpërmjet Play-off 2.

Hasi para se të bëjë hapin tjetër, dëshiron të dijë nëse në verë do të largohen disa lojtarë më në formë të klubit, dhe për këtë ka pasur bisedime me drejtuesit, shkruan mediumi belg voetbal24.

Megjithatë, ka shumë mundësi për Hasin në sezonin e ardhshëm, pasi po kërkohet nga Gent, Antwerp, Genk dhe Club Brugge.

Këto klube do të bëhen me trajner të ri në sezonin e ardhshëm dhe secili prej tyre e ka listë emrin e trajnerit të njohur.

Të ngjashme