Diaspora
Ambasadori Walker: Diaspora të luajë rol në promovimin e imazhit pozitiv të Kosovës
Demokracia
19:20 | 15 Janar 2021

Share:

“Një nga arsyet që më mbetet merak që nuk do jem në Raçak këtë vit është se sa herë që vij, më kthehet optimizmi. Takoj miq e njerëz që kanë ide të reja dhe kjo është e mrekullueshme. Kjo është ajo se çfarë dëshiroj të shoh”, është shprehur Ambasadori William Walker në një intervistë ekskluzive për demokracia.com. Walker është shprehur se roli i diasporës duhet të jetë aktiv dhe të shfaq imazh pozitiv për Kosovën.

Por, pastaj kthehem në shtëpi dhe këtu dëgjoj vetëm lajme negative për Kosovën. Dhe kjo është e tëra që vjen nga Kosova këto ditë, lajme negative”. Rol aktiv duhet të luajë edhe diaspora, prej këtu e deri në Australi, të shfaq imazh pozitiv të Kosovës

Ambasadori, theksoi se kaosi, i cili krijohet nga diaspora, lidhur me preferencat partiake nuk është ajo çfarë ka nevojë Kosova.

“Por, në muajt e ardhshëm, njësoj si në Kosovë, diaspora do të jetë në kaos, duke u shtyrë – jo unë jam me LDK-në, unë jam me PDK-në, jo unë jam me Vetëvendosjen… kjo nuk është çfarë duhet të bëjë diaspora”, ka thënë Ambasadori Walker. Intervistën ekskluzive të Ambasadorit Walker mund ta lexoni në: “Spektri politik i përçarë ua ka shuar entuziazmin kosovarëve” – Demokracia.

Të ngjashme