Lajme
Ambasadori Hysa dhuroi libra për disa shkolla në Mal të Zi
Demokracia
18:41 | 17 Shkurt 2021

Share:

Ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë dhuroi me qindra libra në shkollat ”Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Triesh dhe Ostros.

Ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa shënoi në mënyrë simbolike 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës duke vizituar dy shkollat që mbajnë emrin e ”Gjergj Kastriotit Skënderbeut” në Mal të Zi, me ç’rast dhurojë qindra tituj librash në shkollën në Malësi të Trieshit dhe në Ostros të Krajës.

Ambasadori Hysa u tha nikoqirëve me këtë rast se kjo është mënyra më e mirë e festimit, me ata që e kultivojnë fjalën shqip të shkruar dhe që edukojnë gjenerata. Ai theksoj që është i kënaqur të shohë në mesin e mësimdhënësve ata që janë edukuar në Kosovë.

Lidhjet tona marrin kuptim edhe më shumë mu në keto vende që e ndiejnë këtë festë të përbashkët duke ndarë një sakrificë të përbashkët. Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm Kolektivi i shkollës dhe nxënësit e SHF ”Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krajë shfaqën një program kulturorë rasti duke madhëruar këtë momente. Ambasadori Hysa e quajti alarmues faktin që vetëm 300 nxënës do të nisin shkollën në gjuhën shqipe në klasë të parë në Mal të Zi dhe ofrojë ndihmë nga Kosova.

Të ngjashme